Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale

Qëllimi

Te kontribuojme për ndërtimin e një qytetarie (lëvizje komunitare) aktive, partnere e njohur në procesin e qeverisjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal dhe kombetar

Objektivat

Të nxisë rrjetezime kombetare dhe lokale aktive të OSHC-ve për ruajtjen e natyrës dhe partneritetin e tyre në programe pune afatgjatë advokimi për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Të rrisë angazhimin qytetar/komunitar dhe mediatik në aktivitetet advokuese të OSHC-ve për të siguruar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore lokale, duke perdorur të drejtën për informacion dhe pjesëmarrje mbi procesin e zbatimit të politikave dhe vendimmarrjes që ndikon në burimet natyrore lokale.

Rezultatet e pritshme

  • Konsolidim dhe profesionalizëm të organizatave të rrjetit për mbrojtjen e natyrës dhe kualifikimit të stafit te OSHC-ve lokale nëpërmjet informimit dhe shkëmbimeve të eksperiencave
  • Forcim i bashkëpunimit me organet e institucioneve vendore në tre zonat pilote per menaxhimin e qëndrueshëm të vlerave natyrore në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm lokal;
  • Pjesëmarrje në forume te ndryshme vendimmarrëse apo këshillimore duke synuar përmirësimin e vendimmarrjes lokale për përdorimin e burimeve natyrore mbeshtetur ne planet vendore te zhvillimit.
  • Rritje e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e përdorimit te qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përcaktimi më i mirë i rolit të gjithë aktorëve në nivel vendor në procesin e hartimit dhe zbatimit të planeve vendore të mjedisit përmes procesit të transparencës dhe pjesëmarrjes në vendimmarrje.
  • Përmirësimi i procesit të informimit dhe rritjes së njohurive të publikut mbi vlerat e natyrës dhe rëndësinë e një menaxhimi te qëndrueshëm të burimeve natyrore me mbështetjen e mediave.
Image

Aktivitetet kryesore

  1. Aktivitetet e menaxhimit te projektit:
Takimi i hapjes/Takime te rregullta koordinuese cdo tre muaj/Takim përmbyllës/ Vizibiliteti; përgatitja e raportit teknik dhe financiar (sipas kërkesave per raportim)
  1. Aktivitetet nën OS1
1.1          Krijimi i nje rrjeti lokal ne Has  dhe forcimi i dy  rrjeteve lokale advokuese pjesë e rrjetit kombëtar për ruajtjen e natyrës (Divjake dhe Lezhe ) me angazhim të gjërë qytetar përfshirë gratë dhe të rinjtë
1.2          Takime informuese lokale mbi legjislacionin kombëtar ne fushën e ruajtjes së burimeve natyrore dhe  përgjegjësitë e  pushtetit vendor, format dhe mjetet për të advokuar
1.3          Hartimi dhe zbatimi i nje metotdologjie monitorim /veleresim (Watch dog) per problematikat prioritare mjedisore lokale
1.4          Organizim i takimeve kombëtare  për shkëmbim informacioni me rrjetin kombëtar për ruajtjen e natyrës.

  1. Aktivitetet nën OS2
2.1 Ndërmarrja e aktiviteteve advokuese  në tre zonat pilote për problematikat prioritare mjedisore, për prezantimin e problematikave mjedisore, dhe përdorimin e burimeve natyrore lokale, nxitjen e hartimit dhe zbatimit të planeve të veprimit lokal për ruajtjen e natyrës, si dhe demokracisë në vendimmarrje.
2.2. Përfshirja e mediave lokale dhe kombetare në aktivitet advokuese të shoqërisë civile mbi proceset demokratike te vendimmarrjes lokale me fokus në mbrojtjen e burimeve natyrore. Krijimin e një rrjeti gazetarësh që mbulojnë tema të tilla si ndotja, biodiversiteti, uji, menaxhimi i burimeve natyrore, dhe angazhimi qytetar në nivel lokal. Organizimi i një konkusi me gazetarët në lidhje me reagimin komunitar për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në nivel lokal.
2.3 Organizimi i tre kampeve rinore për  komunitetin e të rinjve me qellim informimin dhe angazhimin e tyre në aksione konkrete advokimi për ruajtjen e natyrës.
Image