Organizata: “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit”, Kukës

Shoqata MMZHT

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Fokusi i punës se saj ne këtë projekt do te jete bashkëpunimi dhe negocimi me OJF te tjera ne zone për te krijuar një rrjetëzim lokal me qellim angazhimin qytetar ne aktivitete advokuese për përdorimin e qëndrueshëm te burimeve natyrore lokale. Organizata, se bashku me rrjetin lokal te krijuar, do te evidentoje problematiken lidhur me shfrytëzimin e burimeve natyrore qarkun Kukës. Advokimi, ne ketë kuadër, pranë strukturave përkatëse vendore do te jete një nga aktivitetet kryesore te kësaj organizate, me qëllimin e institucionalizimit te bashkëpunimit me NJV dhe përcaktimit te saj si aktor kyç ne procesin e transparencës dhe pjesëmarrjes ne vendimmarrje. Organizata do te kontribuoje edhe ne nxitjen e edukimit mjedisor te te rinjve me fokus natyrën dhe organizimin e një grupi te rinjsh  ne një forum rinor lokal si pjese përbërëse e rrjetit lokal. Rrjeti lokal i drejtuar nga organizata do te advokojnë ne vazhdimësi për te siguruar zbatimin e politikave lokale për një  përdorim te qëndrueshëm te burimeve natyrore ne zonën e Kukësit dhe forcimin e demokracisë ne vendimmarrje me pjesëmarrjen e publikut dhe MEDIA-ve. Forumi rinor ne bashkëpunim me rrjetin lokal dhe PV, do te ndërmarrë një aksion pastrimi ne Liqenin e Kukësit.