KEL mbyll projektin nën moton “Nëse mbron Drinin, ke mbrojtur jetën tënde”
Takimi i rrjetit Mbrojmë Ekosistemin Kune - Vain – Tale, aktiviste te tjerë te KEL e përfaqesues të medias, u mblodhën për të diskutuar mbi rezultatet e arrituara në përfundim të projektit “Rrjetëzimi dhe advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale”, e punën në të ardhmën.
Në kuadër të mbylljes së projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale”, me mbështetjen financiare të Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, Klubi Ekologjik Lezhë, organizoi takimin përmbyllës të këtij projekti.
Në aktivitetet në mbyllje të projektit e në ato që do të zhvillohen në vazhdim, do të kontribuohet pa ndërprerje ne ndërtimin e një qytetarie (lëvizje komunitare) aktive, partnere e njohur në procesin e qeverisjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal e më gjerë; duke mbajtur aktiv e nxitur rrjetin Mbrojmë Ekosistemin Kune - Vain – Tale, për ruajtjen e natyrës dhe partneritetin e tyre në programe pune afatgjatë advokimi për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në nivel lokal. Nëpërmjet këtij rrjeti, KEL, do të rrisë angazhimin qytetar/komunitar dhe mediatik në aktivitetet advokuese të OSHC-ve për të siguruar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore lokale, duke përdorur të drejtën për informacion dhe pjesëmarrje mbi procesin e zbatimit të politikave dhe vendimmarrjes që ndikon në resurset natyrore lokale. KEL dhe rrjeti Mbrojmë Ekosistemin Kune - Vain – Tale, merr në konsideratë shtrirjen e ndjeshme të zonës natyrore Kune Vain Tale të Bashkisë së Lezhës e cila është e pasur me burime natyrore të shfrytëzueshme nga komuniteti i kësaj zonë dhe i gjithë Bashkisë e që kërkon mbrojtje e përmirësim te vazhdueshëm.
Takimi kishte për qëllim të njohë e të bëje bilancin e realizimeve të projektit në fjalë e të gjenerojë në vijimësi aktivitetet advokuese në zbutjen e zgjidhjen e problematikave mjedisore aktuale dhe rishqyrtimin e aksioneve te rrjetit për përmirësimin e situatës.
PROGRAMI
10:00-10:15 Rregjistrimi i pjesëmarrësve
10:15-10:35 Prezantim i punes se bere ne drejtim te:
- Evidentimit të problematikës mjedisore të B. Lezhës e në veçanti të zonës së mbrojtur KVT.
- Hartimi i paketës ligjore për mjedisin, per B. Lezhë. Jak Gjini - KEL
10:35-11:00 Prezantimi i punës së bërë në ndermarrjes e masave per ndalimin e ndotjes se lumit Drin nga mbetjet e ngurta, kryesisht plastiket (vendosja e rrjetave). Bashkepunimi me Bashkine ne kete drejtim. Zef Imeraj, KEL
11:00-11:45 Diskutime
- Abdeitimi i problematikës aktuale mjedisore, ndikimi i permbytjeve të datës 19 Janar 2023 në lumin Drin e zonën Kune e Vain, mesimet e nxjerra. Jak Gjini
11:45 – 12:00 Pushim kafeje
12:00 -12:00 – 13:00 Aktivitete ne terren.
Vizitë në anë të lumit Drin e magjistralet që lidhen e shkarkojnë në të me përfaqësues të medias, për të advokuar nëpërmes medias, per zbutjen e zgjidhjen e problematikave mjedisore qe lidhen me kete lum. Gjergj Figuri, Unioni i Gazetareve.
13:00 – 13:30 Pyetje, diskutime. Konkluzionet e takimit
Ndotet lumi Drin, ekspertët; të ndërhyet
https://abcnews.al/ndotet-lumi-drin-ekspertet-te-nderhyhet/