Aktivitetet e projektit

Takim i rrjetit  Mbrojmë Ekosistemin Kune - Vain - Tale

Takim i rrjetit Mbrojmë Ekosistemin Kune - Vain - Tale

Takim i rrjetit “Mbrojmë Ekosistemin Kune - Vain - Tale"
 
Projekti “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale”
 
Sllogani i jone eshte “NESE MBRON DRININ , KE MBROJTUR JETEN TENDEN “
 
Me datën 3 Shkurt 2023, në qyteti Lezhë, u zhvillu takimi i rrjetit “Mbrojmë Ekosistemin Kune - Vain - Tale”, mbi zbatimin e aktiviteteve advokuese te parashtruara me pare sipas planit, me përfaqësuesit e ketij rrjeti dhe te medias.
Takimi filloj në orën 1000, sipas ftesës së dërguar.
Në ketë takim morën pjesë nga:
1. Klubi Ekologjik Lezhë;
- Zef Imaraj, Drejtor Ekzekutiv I Klubit Ekologjik Lezhë
- Jak Gjini , sekretar i përgjithshëm
2. Nga organizatat e tjera te rrjetit MEKVT e te medias:
- Geg Ndoka, specialist mjedisi, Sek. Shoqates “Mjedisi dhe Shendeti”, Lezhë
- Gjergj Figuri, gazetar, antar i Unionit te Gazetareve
- Martin Marku, Gazetar, Unioni i Gazetareve, Tv. “Fax neës”
- Artan Palushi, Ingj. Pyjesh, Shoqata Rajoanle e Pyjeve dhe Kullotave, Q. Lezhë
- Elvis Hila, Gazetar Tv "ORA NEËS", Raport TV, TV Rozafa, Syri TV
- Prenga Marku, shoqata ESD, Lezhë
- Brigjilda Deda, gazetare Top Channell
- Gz Hila, gazetar Tv "ORA NEËS", Raport TV, TV Rozafa
Takimin e hapi Z. Zef Imeraj, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, ftoj Z. Jak Gjini te raportonte për aktivitetet advokuese te kryera e të mbeshtetura nga rrjeti “Mbrojmë Ekosistemin Kune - Vain - Tale”, roli i këtij rrjeti ne kete proçes. J. Gjini u ndalu në rëndësinë e aktiviteteve te kryera e ato ne vijim. Me qëllim nxitjen e diskutimeve dhe te debatit te takimit, u rënditen disa nga problematikat aktuale e zonës së mbrojtur Kune Vain Tale dhe se si janë trajtuar deri tani ne kuader te projektit, nëpërmes aktiviteteve, dhe influenca që ka pasë advokimi i këtyre çeshtjeve tek aktoret e pushtetit vendor dhe te institucioneve, në kuadrin e rrjetit.
Z. Geg Ndoka, foli mbi mundesine e vazhdimit te kontakeve me ADZM per periudhen e cila eshte e ndjeshme nga presioni per gjuetine e shpendeve, dhe u ndalu ne kujdesin per mbrojtjen e lumit Drin, dhe çfare u evidentu ne kete drejtim ne permbytjet e 19 Janarit te ketij viti. Vendosja e rrjetave per mbatjen e mbetjeve u konsideru si rast jo vetem i sukseseshem por dhe qe nxiti bashkepunimin me Bashkine.
Gjergj Figuri, permendi disa shembuj mbi mundesitë që ka ky rrjet për të ndikuar e influencuar në zgjidhjen ose zbutjen e situatave problematike mjedisore të cilat mbeten prezent në shumë drejtime dhe u ndalu shume tek mbrojtja e rivitalizimi I lumit Drin. Ne kete aspekt inkurajoj koleget e tjere te medias per te vazhduar advokimin nepermes pasqyrimit te zhvillimeve mjedisore ne ekranet e medias, per sensibilizimin e vendimarresve, te aktoreve lokal e komunitetit ne teresi.
Elvis Hila e Artan Palushi, mbeshteten punen e bere per evidentimin e buxhetit te ndotjes se lumit Drin, dhe masat e parashikuara per mbrotjen e tij si dhe influencen qe ka ky lum ne ekosistmin Kune Vain Tale.
 
329213484 884233092897674 2211712838951655524 n 1  326205170 726391452379830 2198618655009939384 n  329278813 1336306280541170 2386016339567119636 n  
 
329743065 905916253935241 4803502177442328445 n
Image