Aktivitetet e projektit

Rrjetet komunitare, bashkitë - urat e bashkëpunimit dhe advokimi

Rrjetet komunitare, bashkitë - urat e bashkëpunimit dhe advokimi

Takimi Kombëtar: RRJETET KOMUNITARE, BASHKITË - URAT E BASHKËPUNIMIT DHE ADVOKIMI
 
Në kuadër të projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale”, me mbështetjen financiare të LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, në bashkëpunim me organizatat partnere Shoqata “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit”-Kukës; Klubi Ekologjik – Lezhe; Horizont EU – Lushnje, organizojnë takimin kombëtar me temë “RRJETET KOMUNITARE, BASHKITË - URAT E BASHKËPUNIMIT DHE ADVOKIMI”
 
Projekti synon të kontribuojë për ndërtimin e një qytetarie (lëvizje komunitare) aktive, partnere e njohur në procesin e qeverisjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal dhe kombëtar; të nxisë rrjetëzime kombëtare dhe lokale aktive të OSHC-ve për ruajtjen e natyrës dhe partneritetin e tyre në programe pune afatgjatë advokimi për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në nivel lokal, të rrisë angazhimin qytetar/komunitar dhe mediatik në aktivitetet advokuese të OSHC-ve për të siguruar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore lokale, duke përdorur të drejtën për informacion dhe pjesëmarrje mbi procesin e zbatimit të politikave dhe vendimmarrjes që ndikon në resurset natyrore lokale. Projekti merr në konsideratë 3 zona të zbatimit të tij: Bashkinë Has, Bashkinë Lezhë dhe Bashkinë Divjakë në territoret e të cilëve ka shtrirje të ndjeshme të zonave me vlera natyrore dhe të pasura me burime natyrore të shfrytëzueshme nga komunitetet.
 
Takimi ka për qëllim të informojë pjesëmarrësit me përvojat e rrjeteve të tjera të OSHC-ve që kanë realizuar aktivitete advokuese/lobuese dhe te monitorimit mjedisor, duke adresuar problemet mjedisore në institucionet përgjegjëse qendrore dhe lokale, përmes bashkëpunimeve të ngushta midis tyre.
 
Pjesëmarrësit diskutojnë midis tyre për mënyrat e aktivizimit të OSHC-ve në këto rrjete, lidhjen e fushatave advokuese me mediat, si dhe me mënyrat e lehtësimit të bashkëpunimit me qeverisjen vendore, për të krijuar një mjedis bashkëpunues dhe pjesëmarrës me gjithpërfshirje jo vetëm të tyre, por dhe të komuniteteve që ata përfaqësojnë.
 
Ky aktivitet realizohet nga #incaalbania në kuadër të projektit "Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale", me mbështetjen financiare të #LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
 
 
332868381 1893325271024055 9191120102344537736 n  333006283 1191898291714403 340967580948834324 n  332944180 2262736983915223 4709189118100959332 n  
 
332974371 699833041882440 3905317473539164495 n   332868344 3419100315075088 5666493493908667661 n  332755727 589723196340311 153244947378052317 n 
 
333017818 1375909929838535 9090401358287821216 n  332692466 601236698013776 393083591221522367 n  333079535 598685162074689 4406765811068965436 n  
 
333023203 726159435551661 4048724265258627381 n  333030857 513845700821769 8415944218818313592 n  333019776 3285615325022403 5886900726223103509 n
 
 
 
 
Image