Aktivitetet e projektit

Gazetaria më e mirë e advokimit mediatik për ruajtjen e natyrës

Gazetaria më e mirë e advokimit mediatik për ruajtjen e natyrës

Nga takimi me përfaqësues të medias “GAZETARIA MË E MIRË E ADVOKIMIT MEDIATIK PËR RUAJTJEN E NATYRËS”
 
Në kuadër të projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale”, me mbështetjen financiare të LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, në bashkëpunim me organizatat partnere Shoqata “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit”-Kukës, Klubi Ekologjik – Lezhe, Horizont EU – Lushnje, do të organizojnë takimin me mediat, me temë “Gazetaria më e mirë e advokimit mediatik për ruajtjen e natyrës”
 
Projekti synon të kontribuojë për ndërtimin e një qytetarie (lëvizje komunitare) aktive, partnere e njohur në procesin e qeverisjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal dhe kombëtar; të nxisë rrjetëzime kombëtare dhe lokale aktive të OSHC-ve për ruajtjen e natyrës dhe partneritetin e tyre në programe pune afatgjatë advokimi për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në nivel lokal, të rrisë angazhimin qytetar/komunitar dhe mediatik në aktivitetet advokuese të OSHC-ve për të siguruar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore lokale, duke përdorur të drejtën për informacion dhe pjesëmarrje mbi procesin e zbatimit të politikave dhe vendimmarrjes që ndikon në resurset natyrore lokale. Projekti merr në konsideratë 3 zona të zbatimit të tij: Bashkinë Has, Bashkinë Lezhë dhe Bashkinë Divjakë në territoret e të cilëve ka shtrirje të ndjeshme të zonave me vlera natyrore dhe të pasura me burime natyrore të shfrytëzueshme nga komunitetet.
 
Takimi ka për qëllim të sigurojë përfshirjen më të gjerë të medias në adresimin dhe njohjen e problematikes mjedisore, si pjesë e strategjisë së advokim/lobimit. Pjesëmarrësit do të diskutojnë midis tyre për mënyrat e aktivizimit të OSHC-ve në rrjete lokale, lidhjen e fushatave advokuese me mediat, si dhe me mënyrat e lehtësimit të bashkëpunimit me qeverisjen vendore, për të krijuar një mjedis bashkëpunues dhe pjesëmarrës me gjithpërfshirje jo vetëm të tyre, por dhe të komuniteteve që ata përfaqësojnë.
 
Në fund të takimit, u ndanë çmime për fituesit e konkursit GAZETARIA MË E MIRË E ADVOKIMIT MEDIATIK PËR RUAJTJEN E NATYRËS.
 
Ky aktivitet realizohet nga #incaalbania në kuadër të projektit "Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale", me mbështetjen financiare të #LëvizAlbania , një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
 
Image