Për të ngritur njohuritë e të rinjve në Bashkinë Divjake për burimet natyrore dhe vlerat e tyre, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e tyre, INCA dhe shoqata “Horizont EU” në kuadër të projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” financuar nga #LëvizAlbania, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, po zhvillon një program tre ditor “Kamp rinor për komunitetin e të rinjve” me qëllimin e informimit dhe angazhimit të tyre në aksione konkrete advokimi për ruajtjen e burimeve natyrore dhe vlerave të tyre.
Programi është hartuar që të japë njohuri mbi konceptin e burimeve natyrore duke i identifikuar ato në territorin e Bashkisë Divjake dhe evidentuar vlerat e tyre, njohjen e ZM në territorin e bashkisë duke integruar aktivitetet e zbatimit të planeve të menaxhimit me aktivizimin e të rinjve në to, funksionet e forumit rinor vendor në bashkinë e Divjakes për të nxitur advokimin në zbatim të politikave vendore për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit dhe të vlerave natyrore që ndodhen në këtë territor.
Kampi veror po frekuentohet nga 15 te rinj të shkollave të mesme dhe studentë që kanë shprehur interes për tematikën e kampit veror dhe janë të angazhuar në forumin rinor pranë Bashkisë së Divjakes.
Vazhdon kampi veror me nxenesit dhe studentet e bashkise Divjake. Cfare jane planet e menaxhimit apo veprimit per burimet natyrore dhe si te rinjte duhet te behen pjese e aktiviteteve per zbatimin e tyre ishin tematikat e pjeses se pare te dites ae dyte te shkolles verore. Cfare jane forumet rinore vendore dhe cili eshte roli i tyre ne debater publike apo vendimmarrjen e Keshillit Bashkiak ishte tematika e pjeses se dyte te dites se shkolles verore. Nxenesit dhe studentet treguan interesin e tyre per keto tema dhe diskutuan mes tyre per problemet mjedisore qe kane evidentuar ne territorin e bashkise duke dhene dhe ide mbi menyren me te mire te zgjidhjes se tyre permes pjesemarrjes se te rinjve ne debatet publike dhe ne procesin e vendimmarrjes qe Bashkia zhvillon.
Dita e tretë e trajnimit me të rinjtë e bashkisë Divjakë u finalizua me mbjelljen e 100 fidanë pishe të butë! Pas trajnimit për të ngritur njohuritë e të rinjve në Bashkinë Divjake për burimet natyrore dhe vlerat e tyre, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e tyre, INCA dhe shoqata “Horizont EU” në kuadër të projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” financuar nga #LëvizAlbania, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, mbjellja e fidaneve ishte mbyllja e një programi tre ditor “Kamp rinor për komunitetin e të rinjve” me qëllimin e informimit dhe angazhimit të tyre në aksione konkrete advokimi për ruajtjen e burimeve natyrore dhe vlerave të tyre.
Mbjelllja e fidaneve finalizoi programin e hartuar për dhënien e njohurive mbi konceptin e burimeve natyrore duke i identifikuar ato në territorin e Bashkisë Divjakë dhe evidentuar vlerat e tyre, njohjen e ZM në territorin e bashkisë duke integruar aktivitetet e zbatimit të planeve të menaxhimit me aktivizimin e të rinjve në to, funksionet e forumit rinor vendor në bashkinë e Divjakes për të nxitur advokimin në zbatim të politikave vendore për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit dhe të vlerave natyrore që ndodhen në këtë territor.
Kampi veror në dy ditët e para u frekuentua nga 15 te rinj të shkollave të mesme dhe studentë që kanë shprehur interes për tematikën e kampit veror dhe janë të angazhuar në forumin rinor pranë Bashkisë së Divjakes. Në ditën e fundit 40 nxënës e të rinj u përfshinë në aksionin e mbjelljes së fidanëve duke krijuar një brez të ri të gjelbëruar ku nesër me të drejtë mund të mburren