Nga Takimi Kombëtar:
“ADVOKIMI PËR BURIMET NATYRORE – EKSPERIENCAT E OSHC-ve PËR KRIJIMIN E RREJTEVE ADVOKUESE DHE BASHKËPUNIMI ME QEVERISJEN VENDORE”
Në kuadër të projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale”, me mbështetjen financiare të Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, në bashkëpunim me organizatat partnere #klubiekologjiklezhe - Klubi Ekologjik - Lezhë, #HorizontEU - Horizont EU – Lushnje dhe #mmzht - Mbrojtia e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit – Has, u organizua takimi kombëtar me temë “ADVOKIMI PËR BURIMET NATYRORE – EKSPERIENCAT E OSHC-ve PER KRIJIMIN E RREJTEVE ADVOKUESE DHE BASHKEPUNIMI ME QEVERISJEN VENDORE”.
Projekti synon të kontribuojë për ndërtimin e një qytetarie (lëvizje komunitare) aktive, partnere e njohur në procesin e qeverisjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal dhe kombëtar; të nxisë rrjetëzime kombëtare dhe lokale aktive të OSHC-ve për ruajtjen e natyrës dhe partneritetin e tyre në programe pune afatgjatë advokimi për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në nivel lokal, të rrisë angazhimin qytetar/komunitar dhe mediatik në aktivitetet advokuese të OSHC-ve për të siguruar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore lokale, duke përdorur të drejtën për informacion dhe pjesëmarrje mbi procesin e zbatimit të politikave dhe vendimmarrjes që ndikon në resurset natyrore lokale. Projekti merr në konsideratë 3 zona të zbatimit të tij: Bashkinë Has, Bashkinë Lezhë dhe Bashkinë Divjakë në territoret e të cilëve ka shtrirje të ndjeshme të zonave me vlera natyrore dhe të pasura me burime natyrore të shfrytëzueshme nga komunitetet.
Takimi kishte për qëllim të informojë pjesëmarrësit me përvojat e rrjeteve të tjera të OSHC-ve që kanë realizuar aktivitete advokuese/lobuese dhe te monitorimit mjedisor, duke adresuar problemet mjedisore në institucionet përgjegjëse qendrore dhe lokale, përmes bashkëpunimeve të ngushta midis tyre.
Pjesëmarrësit diskutuan midis tyre për mënyrat e aktivizimit të OSHC-ve në këto rrjete, lidhjen e fushatave advokuese me mediat, si dhe me mënyrat e lehtësimit të bashkëpunimit me qeverisjen vendore, për të krijuar një mjedis bashkëpunues dhe pjesëmarrës me gjithpërfshirje jo vetëm të tyre por dhe të komuniteteve që ata përfaqësojnë.
Ky aktivitet realizohet nga #incaalbania në kuadër të projektit "Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale", me mbështetjen financiare të #LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.