Shkollë verore me të rinjtë e bashkisë Has
"Trajnim tre ditor me të rinjtë e bashkisë Has"…
Për të ngritur njohuritë e të rinjve në Bashkinë Has për burimet natyrore dhe vlerat e tyre, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e tyre, #incaalbania dhe shoqata “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit” #mmzht, në kuadër të projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” financuar nga #LëvizAlbania, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, po zhvillon një program tre ditor “Kamp rinor për komunitetin e të rinjve” me qëllimin e informimit dhe angazhimit të tyre në aksione konkrete advokimi për ruajtjen e burimeve natyrore dhe vlerave të tyre.
Programi është hartuar që të japë njohuri mbi konceptin e burimeve natyrore duke i identifikuar ato në territorin e Bashkisë Has dhe evidentuar vlerat e tyre, njohjen e ZM në territorin e bashkisë duke integruar aktivitetet e zbatimit të planeve të menaxhimit me aktivizimin e të rinjve në to, funksionet e forumit rinor vendor në bashkinë e Hasit për të nxitur advokimin në zbatim të politikave vendore për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit dhe të vlerave natyrore që ndodhen në këtë territor.
Kampi veror po frekuentohet nga 15 te rinj të shkollave të mesme dhe studentë që kanë shprehur interes për tematikën e kampit veror dhe janë të angazhuar në forumin rinor pranë Bashkisë së Hasit.
Vazhdon kampi veror me nxënësit dhe studentet e Bashkise Has në ditën e dytë të tij.
Ç'farë janë planet e menaxhimit apo veprimit për burimet natyrore dhe si të rinjtë duhet të bëhen pjesë e aktiviteteve për zbatimin e tyre,... ishin tematikat e pjesës së parë të ditës së dytë të shkollës verore.
Ç'farë janë forumet rinore vendore dhe cili është roli i tyre në debatet publike apo vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak,... ishte tematika e pjesës së dytë të ditës së shkollës verore.
Nxënësit dhe studentet treguan interesin e tyre për këeto tema dhe diskutuan mes tyre për problemet mjedisore që kanë evidentuar në territorin e bashkisë duke dhënë dhe ide mbi mënyrën më të mirë të zgjidhjes së tyre përmes pjesëmarrjes së të rinjve në debatet publike dhe në procesin e vendimmarrjes që Bashkia zhvillon.
Na ndiqni…. takimi i rradhës me të rinjtë do të jetë aksioni komunitar që do të zhvillohet në ditët në vijim.
- Sikur uji te fliste do te na thoshte: Laj ndërgjegjien para duarve"
Shoqata “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit”Kukës dhe INCA kanë nisur zbatimin e projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale”. Projekti financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në kuadër të projektit “Projekti LëvizAlbania”.
U Organizua kampit rinor për komunitetin e të rinjve në zonën pilote të Hasit me qëllim informimin dhe angazhimin e tyre në aksione konkrete advokimi për ruajtjen e natyrës, ishte aktiviteti që u zhvillua me të rinjtë e bashkisë së Hasit në datat 07 – 08.09.2022 dhe në ditën e tretë, në datë 16.09.2022, të këtij kampi u zhvillua aksioni komunitar i pastrimit të ujërave që rrjedhin nga burimi i Vredhës dhe që derdhen në Liqenin e Kukësit duke sjellë atje mbeturinat e ngurta që banorët hedhin e që ndotin jo vetëm ujërat që përdoren për bujqësinë, por prishin dhe imazhin e lumit e të anëve të tij me prezencën e kësaj ndotjeje.
Në këtë aktivitet komunitar morën pjesë nëxnësit e shkolles se mesme “Skenderbeu”, OJF- lokale, forumi Rinore, rrjeti lokal “Mbrojtja e natyres Has” si dhe komuniteti i zonës, duke nxitur kështu pjesëmarrjen e gjithë komunitetit në aksione pastrimi, ndërgjegjësimin e tyre për ruajtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore, informimin e tyre mbi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në aktivitete ndërgjegjësuese dhe edukuese, ku të rinjtë marrin rolin e tyre të aktivizmit dhe vullnetarizmit.
Ky aktivitet realizohet nga #incaalbania në bashkëpunim me #mmzht në kuadër të projektit "Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale", me mbështetjen financiare të #LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.