Aktivitetet e projektit

Takime informues mbi legjislacionin kombëtar në fushën e ruajtjes së burimeve natyrore

A janë të informuar qytetarët mbi legjislacionin kombëtar në fushën e ruajtjes së burimeve natyrore dhe përgjegjësitë e pushtetit vëndor, format dhe mjetet për të avokuar?

INCA zhvilloi një sërë takimesh informuese mbi legjislacionin kombëtar në fushën e ruajtjes së burimeve natyrore dhe përgjegjësitë e pushtetit vëndor, format dhe mjetet për të avokuar.
Takimi ka për qëllim prezantimin e legjislacionit respektiv në fushën e ruajtjes së burimeve natyrore duke specifikuar dhe përgjegjësitë e pushtetit vendor në lidhje me zbatimin e këtij legjislacioni. Në këtë takim rrjeti dhe aktorët e tjerë do të informohen edhe mbi format dhe mjetet që nevojiten për të kërkuar informacion nga institucionet përkatëse dhe cilat mjete mund te përdoren për të adresuar mos zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, por dhe përgjegjësinë institucionale të problematikës së identifikuar.
Këto aktivitete u realizuan nga #INCAAlbania në bashkëpunim me #HorizontEU në Divjakë, #KlubiEkologjikLezhë në Lezhë si dhe #MMZHTHas në Has, në kuadër të projektit "Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale", me mbështetjen financiare të #LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
Takimi për rivitalizimin e rrjetit "Mbrojme Ekosistemin Kune-Vain-Tale"

Takimi për rivitalizimin e rrjetit "Mbrojme Ekosistemin Kune-Vain-Tale"

Takimi për rivitalizimin e rrjetit "Mbrojme Ekosistemin Kune-Vain-Tale" i organizatave mjedisore të shoqërisë civile Lezhë.
 
Ky aktivitet realizohet nga #KlubiEkologjikLezhë partner i #INCAAlbania në kuadër të projektit "Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale", me mbështetjen financiare të #LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
 
 
Takim në kuadër të Rrjetit lokal "Mbrojtja e Natyres Has"

Takim në kuadër të Rrjetit lokal "Mbrojtja e Natyres Has"

Organizata “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit” Has realizoi takimin e rradhes në kuadër të projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale”.
Projekti “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” zbatohet nga organizata “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit” pjese ne rrjetin e INCA Albania me mbështetjen financiare te Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
Ne kete aktivitet u be e mundur krijmi i nje rrjeti te ri lokal ne Has i titulluar “Mbrojtja e Natyres Has”, permes hartimit te nje marreveshjeje bashkepunimi pjese e te cileve u bene dhe forumet rinore te advokimit. Rrjeti lokal “Mbrojtja e Natyres Has” dhe forumet do te bashkeveprojne mes tyre ne dhenien e informacionit dhe veprimeve te perbashketa ne aksione vendore me fokus ruajtjen e natyres dhe do te konkretizojne bashkepunimin dhe funksionimin e tyre, permes hartimit te planeve vjetore konkrete te veprimit dhe zbatimit te tyre ne praktike.
Pjese e takimit ishin perfaqesues nga shoqeria civile lokale, nga bashkia, nga bizneset lokale, student te interesuar mbi tematikat e mbrojtjes se mjedisit si dhe grupet vullnetare.
Ne fund te takimit u vendos per bashkepumin dhe u firmos marreveshja per te krijuar kete rrjet, te cilit me shumice votash u vendos emri i rrjetit “Mbrojtja e Natyres Has”.
Bashkepunimi dhe kordinimi me OSHC-te dhe median rrisin cilesine e sherbimit ne nivel lokal

Bashkepunimi dhe kordinimi me OSHC-te dhe median rrisin cilesine e sherbimit ne nivel lokal

Projekti ”Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” i financuar nga Leviz Albania dhe zbatuar nga Insituti per Mbrojtjen e Natyres ne Shqiperi (INCA) ne partneritet me Klubin Ekologjik – Lezhe, Shoqaten Horizont EU – Lushnje, Shoqaten “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit-Kukes” eshte prezantuar sot me date 26 Janar 2022 ne nje nga ambientet e subjektit “Mirela Kuka” ne Lushnje. Horizont EU ne kuader te projektit organizoi takimin e pare me anetare te rrjetit lokal “Vendi yne e ardhmja e femijeve tane”, perfaqesues te medias, Bashkise Lushnje, Keshillit Bashkiak si dhe Zyres Arsimore Lushnje. Per me lexoni:

Ditari Natyrës nr.102 - Nëntor 2021

Ditari Natyrës nr.102 - Nëntor 2021

Në këtë numër do të gjeni:
- Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale
- Vlerësimi i livadheve të posidonia oceanica në zonën e Palasës
- Ruajtja e ekosistemeve detare...
- Mision i IUCN në lumin Buna
- INCA merr pjesë në Panairin e Organizatave Mjedisore
- Mbështetje fermerëve në PK Divjakë - Karavasta
- Mbështetje peshkatarëve në PK Divjakë - Karavasta
- Të njohim burimet natyrore dhe atraksionet turistike
- Thirrje Shkollave për Veprim - Berat
- Mbyllet Projekti ACAP
- Trajnim për Vlerat ndërkufitare natyrore
- Kundërshtimi i VNMsë së Aeroportit në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë
- 55 vjet Parku Kombëtar Llogara
- Rroli i Zonave të Mbrojtura dhe të Konservuara në arritjen e objektivit të Marrëveshjes së Parisit
- BeMed launches its 6th call for micro-initiatives
- Save the date: EU-LIFE PLATFORM MEETING
- Nis zbatimi i projektit për ruajtjen e burimeve natyrore lokale
- Mbrojtja e Lumit Buna
- Zonat e Mbrojtura si zgjidhje për ndryshimet klimatike dhe krizat e biodiversitetit
- Shkolla "Zihni Toska" - Berat në Studio Plus në kuadër të Projektit ACAP
- Aksioni Komunitar për Zonat e Mbrojtura
- Vlora - destinacioni i fundjavës
- Pak Histori...
Nis zbatimi i projektit: “Rrjetezimi dhe Advokim per Aksione Komunitare te Ruajtjes se Burimeve Natyrore Lokale”

Nis zbatimi i projektit: “Rrjetezimi dhe Advokim per Aksione Komunitare te Ruajtjes se Burimeve Natyrore Lokale”

Projekti strategjik “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” zbatuar nga INCA Albania me mbështetjen e Leviz Albania projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC (Embassy of Switzerland in Albania), ka nisur se zbatuari.

Ne kuader te ketij projekti Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Klubin Ekologjik – Lezhë, Shoqatën Horizont EU – Lushnje-Divjake, Shoqatën Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit-Kukës, si dhe media lokale kanë zhvilluar nje takim ku u prezantuan objektivat dhe rezultatet e pritshme të projektit, si dhe informimi mbi rëndësine e bashkëpunimit gjithëpërfshirës midis organizatave të shoqërisë civile rreth ndikimeve direkte dhe indirekte që do të ketë zbatimi i projektit në forcimin e kapaciteteve të tyre.

Divjaka do te jete nje nga bashkite perfituese te ketij projekti ku zbatues do te jete organizata Horizont EU ne partneritet me rrjetin lokal  “Vendi yne, e ardhmja e femijeve tane”, i perbere nga 5 shoqata qe veprojne ne Lushnje dhe Divjake.

Rrjetezimi i shoqatave mjedisore dhe te shoqerise civile ne bashkepunim edhe me median lokale  kane nevoje per mbeshtetje financiare dhe forcim te kapaciteteve te tyre menaxhuese  per te  dhene nje impakt  pozitiv ne mbrojtjen e natyres nepermjet advokimit dhe lobimit .

Ne rrjetin lokal “Vendi yne, e ardhmja e femijeve tane”, bejne pjese 5 organizata

  1. Horizont EU
  2. Mirëqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN)
  3. Shoqata e Vlleheve Arumune Divjake
  4. Mendime dhe Inisiativa te Lira (MIL)
  5. Shoqata Kombetare ne Mbeshtetje te Grupeve Vulnerabel (Sh.K.N.M.G.V)

Fokusi kryesor i ketij rrjeti eshte ruajtja dhe promovimi i natyres ne pergjithesi dhe Parkut Kombetar Divjake-Karavasta ne veçanti. Forcimi i maredhenieve mes OJF-ve lokale dhe bashkepunimi per te rritur besimin ne komunitet si dhe eficencen ne cdo aktivitet duke patur partner dhe aleat median lokale e ate kombetare .

Evidentimi, publikimi apo denoncimi i cdo shqetesimi mjedisor do te jete fokusi i punes se ketij rrjeti duke bashkepunuar ngushte me komunitetin dhe pushtetin vendor.

Projekti synon të kontribuojë për ndërtimin e një qytetarie (lëvizje komunitare) aktive, partnere e njohur në procesin e qeverisjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal dhe kombëtar. Ai do të nxisë dhe mbeshtesë koalicionet e organizatave përmes qasjes së shkëmbimit te informacionit  dhe rrjetëzimit për të arritur objektiva konkretë sa i përket demokracisë dhe angazhimit qytetar në nivel vendor në bashkinë e Lezhës, Divjakës dhe Hasit. Kjo nismë do të forcojë legjitimitetin rrjeteve lokale dhe zgjerojë hapësirën ndërvepruese për të ndërmarrë veprime konkrete mbi çështje të zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore lokale me rëndësi për komunitetet që ata përfaqësojnë.

Image